Indi, heqje hixhabi për të hyrë në shkollë – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet e shkollës në disa vende u siguruan të hënën që nxënëset muslimane, mësuesit dhe stafi ta hiqnin mbulesën e tyre islame përballë kamerave televizive përpara se të hynin në ambientet e shkollës. 

Pamjet në rrjetet sociale treguan disa studente të veshura me hixhab që ktheheshin në shtëpi në shenjë proteste pasi iu mohua hyrja në shkollë. 

Disa prindër thuhet se kërkuan që nxënëseve t’u lejohej të mbanin hixhabin deri në klasë, por autoritetet i refuzuan kërkesat e tyre. 

Ayesha Imthiaz, një studente në Udupi, tha se ishte poshtëruese t’i kërkohej të hiqjte hixhabin përpara se të hynte në shkollat, të cilat filluan mësimin të hënën. 

Një zyrtar i Karnatakës tha për mediat se disa studente dolën nga dhoma e provimit pasi autoritetet u refuzuan atyre lejen për të mbajtur hixhabin. 

“Shtatë studente me hixhab ishin ulur për provim, por oficerët atje ua refuzuan lejen. Ata këmbëngulën që të lejoheshin ta mbanin mbulesën… prindërit e tyre u thirrën dhe të shtatë u larguan nga salla e provimit dhe shkuan në shtëpi,”  raportoi NDTT..

‘Krime për shkak të urrejtjes’

Përplasja në shtetin Karnataka ka shtuar frikën në mesin e muslimanëve, të cilët thonë se po shtohen persekutimet ndaj tyre nën qeverinë hindu të Modit.

Që kur Modi erdhi në pushtet në vitin 2014, janë ndërmarrë veprime të ndryshme legjislative, për të legjitimuar diskriminimin kundër pakicave fetare, duke mundësuar kështu nacionalizmin e dhunshëm hindu, tha Human Rights Watch në një raport vitin e kaluar. Këto akuza u mohuan nga Kryeministri indian dhe BJP.

Mbi 2,000 njerëz ku përfshihen gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, autorë dhe avokatë kanë nënshkruar një letër kur a kanë quajtur ndalimin e hixhabit një “krim për shkak të urrejtjes”.

Figura ndërkombëtare si fituesja e Nobelit Malala Yousafzai dhe futbollisti francez Paul Pogba kanë po ashtu e kanë kritikuar ndalimin e hixhabit ndaj muslimaneve indiane. /Tesheshi.com/

You may also like