Indeksi i Eurostat, Zhupa: Qytetarët shqiptarë vuajnë krizën e rritjes së çmimeve

by admin
Spread the love

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar për krizën ekonomike në vend.

Në një statusi në Facebook, Zhupa shprehet se çmimet në Shqipërinë janë njësoj me ato në Europë, duke shtuar se qytetarët vuajnë krizën si pasojë e keqqeverisje

Statusi:

“Vetëm 0.3% të GDP-së ofroi Shqipëria si mbështetje për krizën ekonomike që prekën kryesisht nevojat bazë sidomos ushqimet. Vendet e tjera të rajonit japin më shumë për qytetarët e tyre siç e tregon edhe tabela.

Qytetarët shqiptarë vuajnë krizën e rritjeve të cmimeve më shumë se çdo vend tjetër. Sipas indeksit që publikoi Eurostat, ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE. Kjo krizë çmimesh ka ndikuar në pamundësinë e familjeve shqiptare për të përmbushur nevojat bazë.”-shprehet Zhupa.

You may also like