Incidenti në “Air Albania”/ Tifozët polakë qëlluan të parët me shishe drejt fansave kuqezi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndeshja Shqipëri-Poloni, që u zhvillua një ditë më parë në “Air Albania Stadium” u ndërpre për disa minuta, pasi tifozët qëlluan me shishe drejt futbollistëve polakë.

Që sfida mes Shqipërisë dhe Polonisë degradoi deri në pikën që u ndërpre nga gjyqtari Clement Turpin pas golit të Swiderskit, ka ndikuar edhe fakti që një pjesë e tifozëve polakë kanë goditur ata shqiptarë, siç dallohet në një video të siguruar nga Supersport.

Situata u përshkallëzua më tej, kur u goditën futbollistët polakë me shishe uji dhe sende të tjera.

Tashmë UEFA do të hetojë ngjarjet që ndodhën në “Air Albania” dhe sigurisht që Shqipëria do të dënohet me gjobë dhe ndoshta edhe me ndonjë ndeshje por faj në gjithë këtë mes kanë pasur edhe tifozët polakë.


Top Channel

You may also like