Inceneratorët, Vasili lëshon deklaratën e fortë: Nuk po kursehen as të vdekurit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Petrit Vasili në një konferencë së bashku me koordinatoren kombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë ka denoncuar skemën korruptive të incenratorit të Tiranës.

Vasili theksoi se pavarësisht se ndodhemi në muajin gusht dhe duhet të ishte pushim, qeveri vijon vjedhjet. Për sa kohë, tha ai, qeveria vijon vjedhjen, Partia e Lirisë do të vijojë denoncimet.

“Skema vazhdon të zbardhë elementë pas elementi. Kjo është zbardhja e radhës dhe nuk ndalet këtu. Qeveria nuk pushon, grabit, vjedh dhe përderisa qeveria nuk pushon ne nuk mund të pushojmë. Ju e patë vetë me sytë tuaj se si nga një punonjës i zakonshëm kthehet në fermer, pastaj në një pronar.

Lëvizin qindra milionë lekë në një skemë e cila ka për qëllim vetëm vjedhjen, duke përdorur individë pa kursyer të vdekurit, dhe tashmë edhe punonjësit që ndryshojnë statusin lëvizin nga fermerë, në pronarë. Një skemë që ka pasur premisë pandëshkueshmërinë, por këto fakte janë mal. Këtyre të vërtetave do t’i shkohet deri në fund.”-shprehet Vasili.

You may also like