Inceneratorët, Ristani lëshon akuzat e forta: Janë kapur me presh në dorë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtar i kryesisë së PD, Arben Ristani ka folur për situatën politike në vend si edhe për aferën e inceneratorëve.

“Çdo ditë përcillen skandale pafund, shihet se po varfërohen shqiptarët. Këto kohë edhe nga institucionet europiane Shqipëria është përcaktuar si vend më i varfër dhe më i korruptuar. Ashtu si Berisha e tha gjatë protestës kemi të bëjë me një armik të shqiptarëve. Po ashtu edhe historitë me megaaferën skandaloze dhe mënyrën se si fshihen para me pensionistë dhe persona që kanë ndërruar jetë. E gjitha kjo është një tablo e zezë ku rilindja ka firmën e saj. Regjime të tilla duan një organizim të mirë të opozitës. Protestat janë të domosdoshme dhe regjimi nuk njeh formë tjetër dhe duhet të vijnë duke u përshkallëzuar.”, tha ai Ristani.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Ristani tha se vetmja që po bën kryeministri Edi Rama është inaugurimi i rrugëve nga dy herë.

“Janë të kapur me presh në dorë siç e thotë populli. Organet e drejtësisë duhet të ishin të parët që duhet të vinin para përgjegjësisë ata që kanë bërë veprime të tilla. Sot shihni Ramën që përpiqet të inaugurojë nga dy herë pak rrugë që ka ndërtuar. Shqiptarët kanë paguar dhe paguajnë taksa. Rama përpiqet t’u hedhë hi syve me pjesëza rrugësh. Rasti i inceneratorëve duhet kapur fort dhe aty ka shumë përgjegjës që do të çojnë tek koka e kësaj skemës që është Rama dhe të gjithë duhet të binden që kanë një armik që po e zhvat Shqipërinë”, tha ai.

You may also like