Inaugurohet fusha e futbollit me bari sintetik në Prishtinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Stadiumi i KF “Rilindja” në kryeqytet është bërë inaugurimi i fushës me bari sintetik, projekt i cili është mbështetur nga Federata e Futbollit e Kosovës. 

Në ceremoninë e inaugurimit krahas zyrtarëve të klubit dhe të Lidhjes Rajonale të Prishtinës ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Pasi e preu shiritin inagurues së bashku me drejtuesit e klubit dhe zyrtarët komunal të sportit, ai, i përgëzoi drejtuesit e këtij klubi dhe të gjithë futbollistët dhe futbollistet që janë pjesë e Rilindjes, duke uruar që të kenë sa më shumë suksese në të ardhmen. 

Teksa, kryetari i KF “Rilindja”, Fadil Gashi theksoi se këtij investimi kapital iu kanë gëzuar të gjithë në klub, e veçmas fëmijët të cilët e kanë pritur me padurim ditën e rikthimit në këtë fushë tashmë moderne. 

Ai shprehu mirënjohje për presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetje në ndërtimin e kësaj fushe, si dhe qeverisjen komunale dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuojnë në organizimin e këtij klubi.

You may also like