Imzot Dodë Gjergji: Uroj besimtarët dhe shqiptarët e dikurshëm të krishterë

by admin
Spread the love

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshk i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, tha se shqiptarët kanë ndihmuar njëri-tetrin në rrethana të vështira.

“Por tani nuk po mund të dimë të sillemi në rrethana të mira që na ka dhënë Zoti”, tha Gjergji, sipas të cilit, megjithatë Ipeshkvia po mundohet të ndihmojë besimtarët në mënyra të ndryshme, sikurse përmes Caritasit të Kosovës.

Ai tha se kontributi i Ipeshkvisë ka vazhduar të jetë në nivel, për aq sa është pyetur.

Ipeshkvi Gjergji deklaroi se gjatë tërë vitit, jetohet me rendin litergjik që të shprehët feja, për Zotin dhe Jezu Krishtin, birit të tij.

“Për Krishtlindje kemi katër të diele, që quhet koha e ardhjës, e ku hyjmë në kujtimin e mistikës për veprën e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe pastaj të përvojës së tij historike të lindjes së tij në Betlehem”, tha Gjergji për RTK-në, transmeton Klankosova.tv.

“Në orën 12:00 fillon kremtimi i meshës dhe festimi solemn litugjik i lindjës së Zotit tonë Jezu Krishtit në Betlehem nga Maria e virgjër, që është fillesa e fesë së beslidhjes së re”, tha kreu i Kishës Katolike të Kosovës.

Tutje,  Ipeshkvi Gjergji foli edhe për rëndësinë që bartë me vete Krishtlindja.

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Krishtlindjen  me 25 dhjetor. Uroj të gjithë shqiptarët sepse të gjithë shqiptarët janë të krishterët e dikurshëm”, tha Imzot  Gjergji.

 

 

You may also like