Immobile “tradhton” Lazion, mungon ndaj Portos për arsye shëndetësore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lazio do të ketë një mungesë të rëndësishme kundër Portos. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Ciro Immobile, nuk ka fluturuar me pjesën tjetër të ekipit drejt Portugalisë për ndeshjen e Europa League.

Shkak është bërë temperatura e lartë që goleadori italian ka pasur ditën e sotme. Ai nuk ka mundur as të stërvitet dhe trajneri Maurizio Sarri nuk do e ketë në dispozicion.

Vecc Immobile, për arsye dëmtimesh nuk do të jenë gati për Lazion as Manuel Lazzari dhe Francesco Acerbi. Sa i takon sulmit, me largimin e Muriqit nuk ka një sulmues qendrë në ekip.

Në këto kushte Sarri do të përdorë në sulm spanjollin Pedro ose brazilianin Felipo Anderson dhe në krah do të ketë një vend për Mattia Zaccagni. / oversport.tv

You may also like