Immobile mban në ankth Lazion: Dëmtimi? Jam mirë, por rrezikoj nëse luaj

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile, ka folur në lidhje me dëmtimin që e mbajti jashtë fushës së blertë në sfidat e Nations League kundër Anglisë dhe Hungarisë.

“Nuk ishte një dëmtim i rëndë, por nuk doja të rrezikoja, duhet të jem i sinqertë. Prandaj folëm me teknikun Mancini dhe vendosëm që ishte e kotë që të udhëtoja me skuadrën dhe të kthehesha në shtëpi për të bërë të gjitha vizitat e nevojshme. U ktheva në Romë për të vazhduar terapinë. Jam mirë, por është pak e rrezikshme, një situatë në limit, njësoj si ditën që u largova nga kombëtarja”, ka thënë sulmuesi i Lazios.

Immobile nuk është rikuperuar plotësisht dhe është në dyshim për ndeshjen e radhës në kampionat, që bardhekaltërit do të luajnë kundër Spezias. / Oversport.tv

You may also like