Immobile djeg etapat e rikuperimit, ja kur kthehet në fushë bomberi i Lazios

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ciro Immobile është gati për tu kthyer në fushën e blertë. Dje pas vizitave mjekësore sulmuesi ka marrë miratimin për tu kthyer në fushë, pasi shqetësimi muskulor është shëruar.

Bomberi i Lazios vazhdon rikuperimin pas pankinës në derbin kundër Romës dhe synon që të zbresë në fushë në sfidën e së enjtes kundër Monzas.

Nesër do të vendoset përfundimisht nëse sulmuesi do të luajë në “Olimpico”, por është fakt që Immobile është më mirë dhe mezi pret që të ndihmojë skuadrën e tij. Kapiteni dogji etapat e rikuperimit (fillimisht mendohej që mbylli vitin) dhe është gati për 2 ndeshjet e fundit të këtij viti në Serie A.

Por Sarri nuk kërkon që të rrezikojë dhe me shumë mundësi do ti japë disa minuta në ndeshjen e së enjtes, që sulmuesi të jetë në formën optimale për ndeshjen e së dielës kundër Juventusit. / Oversport.tv

You may also like