Imami Bekim Alimi: Ramazanit i kthehet shkëlqimi në Zvicër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për 1.9 miliardë myslimanë në mbarë botën, të shtunën filloi muaji i agjërimit të Ramazanit. Është i pari që nga pandemia e koronavirusit. Imami shqiptar i Xhamisë së ëilit është i lumtur
Në xhaminë në ëil SG, të premten janë ndërmarr masat e fundit për të filluar muajin e agjërimit të Ramazanit. Imami i xhamisë Bekim Alimi (48) shprehet i lumtur: “Më në fund mund të falemi sërish bashkë si bashkësi pa kufizime dhe të bëjmë së bashku iftar”.
Këta komponentë të rëndësishëm kanë munguar në dy ramazanët e fundit për shkak të masave të koronavirusit në fuqi në atë kohë.

“Edhe pse xhamia ishte e mbyllur për vizitorët për gjashtë muaj në vitin e parë të koronavirusit, unë vazhdova të falja pesë herë në ditë”, thotë Alimi. Thirrja për namaz në një xhami të zbrazët ishte e çuditshme, shkruan “20 Minuten”. Një vit më vonë, namazi i taravisë, një namaz që falet vetëm gjatë Ramazanit, mund të bëhej në kushte të rrepta, por ishte i kufizuar në 50 persona. Të hanim së bashku nuk ishte ende e mundur. “Disi ka munguar shkëlqimi i Ramazanit”, vazhdon imami.

Megjithatë, periudha e pandemisë u përdor për të nisur projekte të reja dhe për të zgjeruar praninë në internet të xhamisë. Për shembull, gjatë dy ramazaneve pandemikë, çdo ditë kishte transmetime të drejtpërdrejta të bisedave me njerëz të ndryshëm mbi temën e Islamit. Palët e interesuara kanë mundur të vazhdojnë të përdorin shërbimet e xhamisë në internet. Xhamia ëil tani ka zhvilluar gjithashtu aplikacionin e saj, i cili u ofron të interesuarve të rejat më të fundit rreth Islamit dhe xhamisë.

“Si për të gjithë në botë, ishin dy vite të vështira për ne, aq më tepër që xhamia jonë ishte vetëm në vitin e tretë të hapjes”, thotë Alimi. Sipas imamit, nëse nuk ka njerëz do të mungojnë edhe donacionet, transmeton portali Shtegu. Gëzimi është edhe më i madh që gjatë ramazanit të këtij viti njerëzit më në fund do të mirëpriten sërish dhe se mund të ndodhë iftar i përbashkët, i përditshëm. “Tani aplikohet sërish 2G: shëndet dhe adhurim!”, thotë imami.

Ushqimet për iftarin e mbrëmjes, agjërimi i përbashkët gjatë Ramazanit, përgatiten nga një kuzhinier nga ëinterthuri në kuzhinën tonë gastro në katin e parë. Imami thotë: “Mund të rezervoni lehtësisht tryezën tuaj të iftarit dhe të porosisni menynë në një faqe interneti të krijuar posaçërisht për Ramazan”. Të gjithë janë të ftuar përzemërsisht të marrin pjesë në një iftar të tillë – pavarësisht nga feja.

Për festën e Fitër Bajramit në fund të ramazanit, xhamia në ëil ka ardhur me diçka shumë të veçantë këtë vit: “Ne do të shpërndajmë mijëra ëmbëlsira për kalimtarët në qendrën e qytetit ëil dhe Bajramin do ta festojmë së bashku me të gjithë”.

You may also like