Illyrian Race! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëse jeni entuziast i sfidave në natyrë atëherë duhet të merrni pjesë në Illyrian Race! Illyrian Race është gara në natyrë organizuar për herë të parë në Shqipëri në datat 25-26  Qershor 2022 në qytetin e Përmetit. Gara ka 18 pengesa përgjatë 7km, të cilat do të  testojnë forcën, rezistencën e shkathësinë e pjesëmarrësve. Pengesat përfshijnë të gjithë  elementët natyrorë si toka, uji, balta e zjarri. Gara është e hapur për konkurrentë të të gjitha moshave dhe aftësive për të marrë pjesë individualisht ose si ekip. Regjistrimi mund të bëhet në kategorinë Elite, për individë me përgatitje të lartë fizike, në kategorinë Open, për këdo pavarësisht nga përgatitja fizike ose në kategorinë Ekip, për persona që duan të marrin pjesë si grup. Në këtë garë mund të marrë pjesë e gjithë familja, pasi do të ketë edhe një garë argëtuese për fëmijët. Eventi fillon më datë 25 Qershor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të regjistrohen gjatë ditës në qendrën e qytetit të Përmetit duke marrë bluzen me numrin personal. Në mbrëmje do të ketë Pasta Festival nën tingujt e muzikës për të marrë energjinë e nevojshme për të nesërmen. Gara do të zhvillohet mëngjesin e së dielës më 26 Qershor në Përmet.Ky event organizohet nga Bashkia Përmet në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit nëpërmjet Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD).

You may also like