Iliri për Beatrixën: Nuk ka karakter të vetin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Iliri dhe Arbri kanë komentuar së fundmi lojën e Beatrixit në “Big Brother VIP”. Sipas Arbrit, Beatrix nuk do ishte nominuar kurrë në shtëpi për shkak të miqësisë me banorët.

Iliri shtoi se Beatrix nuk ka bërë lojë, pasi kishte si synim të “ndërtonte familje” brenda shtëpisë. Ai tha se konkurrentja nuk kishte një linjë karakteri të veten.

“Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim, sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri. Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, s’kemi ardhur për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tonë”, u shpreh Iliri.

You may also like