“Iliri është 100 mijë euroshi i Sabit”, Xhemi i bën dedikimin më epik Arbanës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë mjaft të dashura për publikun. Ata e dëshmojnë herë pas here miqësinë dhe lidhjen e ngushtë që kanë bashkë.

Dyshja është kthyer ndër vite në një simbol të shoqërisë dhe shumë vajza e gjejnë veten tek marrëdhënia e tyre. Vajzat i shohim kudo bashkë, nga puna në daljet e përditshme e deri tek pushimet.

Miqësia e tyre dhe postimet plot humor në rrjete sociale rrëmbejnë gjithmonë vëmendjen e fansave. Që në hapat e parë në Top Channel ato kanë qenë mikeshat më të mira të njëra-tjetrës dhe shoqëria sa vjen e forcohet.

Së fundmi, ata ia kanë shprehur dashurinë njëra-tjetrës në një mënyrë krejtësisht ndryshe.

Arbana ka publikuar në InstaStory një bisedë me Xhemin ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë pikërisht deklarata që kjo e fundit i ka bërë asaj.

“Iliri është 100mln Sabit, ti je parfumi i jetës time!”

Arbana e ka publikuar bisedën e tyre në Instagram, krahas së cilës ka shkruar me humor:

“Çdo njeri, në çdo bisedë ka nga një referencë në Big Brother”.

Kujtojmë se Sabiani janë bërë miq shumë të mirë në “Big Brother Vip” dhe para disa ditësh, këngëtari bëri një deklaratë të fortë, teksa i tha balerinit “po dole ti, dal dhe unë. Je 100 mijë euroshi im”.


You may also like