Ilire Dauti: Në përbërjen e re të Qeverisë ka emra të ministrave të njohur për dështimet dhe skandalet

by admin
Spread the love




Koordinatorja e grupit parlamentar të ASH-së, Ilire Dauti, në Kuvend tha se në mesin e emrave që janë të propozuar për Qeverinë e re, shumica janë nga përbërja e kaluar, të cilët janë të njohur për rezultatet negative në punën e tyre dhe skandalet, ndërsa dallimi është se këtë herë do të udhëhiqen nga një mandatar tjetër.

“Kredibiliteti i përbërjes së propozuar është në pikëpyetje të madhe ngase mandatari para nesh po promovon ministra të njohur, përbërja e njëjtë parlamentare do të duhet të zgjedhë qeveri edhe pse këta njerëz më herët nuk arritën t’i realizojnë qëllimet”, tha Dauti.

 

 


You may also like