Ilire Dauti, deputetja që ndihmoi qindra familje të pajisen me shtetësi

by admin
Spread the love

Një numër i madh i shqiptarëve në Maqedoni me vite  nuk kanë nënshtetësi. Ka ende të tillë që jetojnë si fantom apo janë detyruar ta lënë vendlindjen.

Ata janë në një gjendje të vështirë sepse privohen nga mbrojtja dhe shërbimet që ofron shteti. S’mund të përvitojnë nga shërbimet mjekësore, por edhe u mohohen të drejtat e lidhura me pronën, lirinë e udhëtimit, martesën e ligjshme, apo regjistrimin e lindjes së fëmijës.

Edhe vdekja e tyre kalon pa u vënë re. Për ta nuk lëshohen çertifikata vdekjeje.

Kjo situatë dhe këto përjetime e kanë shtyrë deputeten e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti  që të mos lë gurë pa lëvizur në mbështetje të tyre.

Tamam si një përfaqësuese e popullit ajo ka kontaktuar me shumicën e qytetarëve, të cilët përballen me këtë problem dhe ka zgjidhur qindra raste. Falë angazhimit të saj, sot mijëra shqiptarë gëzojnë dhe janë pajisur me nënshtetësinë e Maqedonisë. Prandaj, agjencia e lajmeve INA e shpallë personalitet të vitit në Republikën e Maqedonisë.
Ajo është treguar heroinë në këtë drejtim, por nuk ka mbetur edhe pa mirënjohje nga qytetarët, të cilët i ka ndihmuar në ditë më të vështira, për të realizuar një të drejtë elemtare dhe themelore.
Këtë e pohon vetë protagonistja Ilire Dauti, deputete e Kuvendit të Maqedonisë nga Aleanca për Shqiptarët.
“A mundëm të bëjmë më shumë? – Është pyetja qe sidomos e shtrojmë në fundvit.
Padyshim që po!
Më lejoni njerëzisht e sinqerisht të ju them, faleminderit nga zemra për mijëra komentet pozitive e inkurajuese, kritikat që na korrigjuan e sugjerimet që na forcuan gjatë vitit 2023.
Pse politikës mediokre i thash jo, shpeshherë edhe në heshtje, flasim në 2024!
Gëzuar miq!”, ka shkruar ajo. 

You may also like