Ilir Shaqiri i përmendi gruan Oni Pustinës, zbardhet dinamika e sherrit të dy ish-shokëve të ngushtë

by admin
Spread the love

Koreografi Ilir Shaqiri është një ndër banorët më të komentuar në “Big Brother VIP” dhe më provokuesi, duke nxitur debate jo vetëm brenda lojës, por edhe jashtë saj. Që në nisje të këtij “reality show”, ai ka pasur disa përplasje herë pas here me banorët, por nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai është votuar nga publiku si më i preferuari.

Shaqiri ka arritur të ndërtojë karrierën e tij të suksesshme si balerin në Itali, ku edhe jeton me bashkëshorten italiane dhe vajzën e tyre Emily. Por pikërisht karriera e Ilirit është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale së fundmi, për taktikat apo mënyrat që ai ka përdorur. Ish-modeli dhe miku i tij, Oni Pustina, ka tërhequr vëmendjen me komentin e tij lënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”. Në një foto ku është publikuar fotografia e të gjithë banorëve, Pustina shprehet në një mënyrë që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth Ilirit.

Ish-modeli i njohur, që bëri famë në Itali për vite me radhë, Oni Pustina, shkruan se balerini Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali, dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Ai thotë në mënyrë ironike se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP”, që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar. “Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ‘mikut’ të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sadopak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse.

Prandaj unë vertet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve te tij në Itali, e mbi të gjitha të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, ka shkruar ai në koment. Por shumë ndjekës kanë pyetur me të drejtë se ndërkohë që të gjithë e duinin se Oni është miku i ngushtë i Ilirit, pse Pustina del dhe e sulmon kaq publikisht dhe bën ironi me fitoren e ëndërruar të tij? Pas kësaj deklarate, një komentues në një revistë shkruan duke i treguar Pustinës se, “një natë kur ishte nga fillimi Bigu, ky ka qenë te tavolina e ngrënies me Arditin ulur dhe si me kode po flisnin keq dhe për ty, për Ambetën dhe të tjerë, s’e di në e ke parë”.

Dhe Oni ia ka kthyer me duartrokitje ndërsa i thotë “Shumë i vëmendshëm”, duke u shprehur se është shumë dakord me konstatimin e tij, që nënkupton se kjo ka qenë dhe arsyeja pse Oni është nxehur kaq shumë me Ilirin. Dhe më tej komentuesi vazhdon po në faqen e “Instagram”-it të revistës në fjalë ndërsa i drejtohet: “Të përshëndes! Po e kujtoj shumë mirë, madje foli dhe për njërin nga ju, s’dua të gaboj, por më duket për ty që tha është martuar me vajzën e një të madhi këtu, e ka babain gjyqtar, një gjë e tillë”, duke iu referuar partneres së Onit, balerinës Linda Poda, me të cilën ka një vajzë.

Dhe Pustina e finalizoi me një “Bravo!”, duke treguar se komentet e Ilirit për të dhe rrethin e tyre miqësor kanë qenë krejt pa vend. Ndërkohë nga burime të sigurta për “Panorama Plus” qartësohet edhe arsyeja e deklaratës së Onit ndaj Ilirit, që e ka zanafillën pikërisht nga një video e “Big Brother VIP”, ku Iliri flet me kode për jetën private të Onit. Në videon në fjalë, Iliri, edhe pse flet me kode, duket se i drejtohet pikërisht atij (Onit) dhe familjes së tij. Kjo gjë me sa duket nuk i ka pëlqyer Onit, i cili doli me atë postim publik kundër ish-mikut të tij. Diferenca mes tyre qëndron në faktin se Oni që njihet për tipin e tij çapkën, ia ka thënë troç Ilirit, duke e përmendur me emër dhe mbiemër, kurse Iliri foli me kode dhe pikërisht për këtë arsye dhe Oni e etiketoi Ilirin “si burrë me gjak gruaje”.

Por duke qenë se Oni akuzoi Ilirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre, duke evidentuar natyrën e tij prej intriganti dhe në lojën që po bën në BBVIP, ka reaguar bashkëshortja italiane e Ilirit. “Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem! Sa turp!”. Në një tjetër koment, Emanuela shkruan se “fatkëqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë”, me sa duket referuar Onit.

ONI DHE ILIRI, HISTORIA
E DY SHOKËVE NGA BASHKËJETESA
NË ITALI TE PRISHJA E MIQËSISË

Por çfarë ndodhi që dy miqtë që dikur kanë ndarë shtëpinë dhe bukën bashkë, arrijnë në këtë pikë? Oni Pustina është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria de Filippit për shumë vite dhe bëri një karrierë shumë të bukur atje, para se të kthehej në Shqipëri kur fitoi “Dancing with the Stars” dhe më pas krijoi familjen e tij me partneren e spektaklit, ky kryetar jurie ishte pikërisht Iliri. Ish-modeli ka qenë i lidhur me një nga balerinat historike në “Amici”, Ambeta Toromanin, dhe ka punuar edhe në rolin e postierit në atë program, për ta risjellë si rol në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që moderohej nga Arbana Osmani, e cila po ashtu moderon formatin “BBVIP”, pjesë e të cilit është Iliri.

Miqësia e tij me Ilirin, Kledi Kadiun, Ambeta Toromanin, ka qenë shumë e fortë në fillimet e tyre në Itali kur ata jetonin bashkë si një familje dhe Ambeta ishte ajo që gatuante për ta, kur ajo ishte partnerja e Onit. Ndërkohë, Ilir Shaqiri, i cili patjetër ka pasur një karrierë të bukur dhe të kompletuar në fushën e baletit, por gjithmonë ka pasur një hije dyshimi për miqësinë e tij me mikun dhe rivalin Kledi Kadiun, i cili u mediatizua më tepër në Itali pasi fitoi zemrën e Maria de Filipit. Për këtë arsye në rrethin e tyre të ngushtë u fol se Kledi dhe Iliri, nga miq u bën armiq dhe nuk folën për vite me rradhë. Ata janë pajtuar vetëm këto vitet e fundit, ku secili ka hapur shkollën e vet, dhe nuk janë më në kulmet e tyre si balerinë.

Po t’u kthehemi intervistave të dhëna nga vetë Ilir Shaqiri, e përmend gjithmonë Italinë dhe vendet ku ka kërcyer, por jo studion e “Amici” e Maria de Filipit dhe shkaku ka qenë vetëm Kledi, për të cilin Oni Pustina thotë se “Iliri ka qenë gjithmonë xheloz”. Kjo për faktin se në programin italian, Iliri nuk ka qenë shumë i pranishëm pasi zemrën e Maries së famshme thuhej se e vodhi Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani, që në ato kohë ishin shumë të pëlqyer nga italianët. Kledi mbahet mend si i preferuari i Maria de Filipit, madje u shkruajt edhe për lidhje të fshehtë dashurie, që nuk u vërtetua kurrë, ndërkohë që ai ishte prezent edhe në kamerën e fshehtë që “Scherzi a parte” i kishte bërë Maries.

ONI PUSTINA DHE MARTESA 11-VJEÇARE
ME BALERINËN, ÇFARË E ACAROI
ISH-MODELIN NË KOMENTIN E ILIRIT NË BBVIP

Nga ana tjetër siç edhe mund ta dini, Oni Pustina është i martuar me balerinën Linda Poda dhe është baba i një vajze. Bukuroshi i ekranit është shumë i rezervuar për jetën private dhe kjo vihet re dukshëm, pasi fotot e tij me familjen janë shumë të rralla. Megjithatë, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, ai publikoi një video nga festa dedikuar së voglës. Oni shfaqej i lumtur teksa i dhuronte së bijës një puthje, ndërsa Linda e mbante në krah duke pritur momentin e fikjes së qirinjve. Me këtë video Oni i jepte fund epokës së jetës prej beqari që prezantonte në rrjetet sociale, duke na njohur me anën tjetër të medaljes, atë të bashkëshortit dhe babait të përkushtuar.

Prej vitesh që ka krijuar familjen e re në Tiranë, ky ishte momenti i parë që ai publikonte me fakte se sa baba dhe bashkëshort i lumtur ndihet. Ata duken tashmë çift mjaft i konsoliduar dhe të përkushtuar 100 për qind te vajza, ndërkohë që kanë 11 vite të martuar që nga njohja në skenën e “Dancing ëith the stars”. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të DWS, Linda i përkushtohet profesionit të juristes, ndërkohë që punojnë edhe në biznesin e tyre në Tiranë. “Është koha të mendoj për gjëra të tjera tani”, tha balerina Linda Poda, kur bashkë me Oni Pustinën fituan në vitin 2010 edicionin e parë të “Dancing with the stars”, ku në karrigen e kryetarit të jurisë qëndronte Ilir Shaqiri. Në atë kohë, mediat nënkuptuan se pjesë e planeve të vajzës shtatlartë, ishte edhe e ardhmja e lidhjes me Onin, edhe pse çifti, ashtu si edhe për çdo gjë tjetër, ia la kohës vendimin për një bashkëjetesë a martesë.

Ky ishte dhe momenti kur Linda iu përkushtua degës së avokatisë për të mbyllur kështu hesapet me kërcimin. Nga ana tjetër, modeli shqiptar me famë në Itali nisi misionin brenda profesionit me sjelljen në Shqipëri të veshjeve “alta moda”, duke hapur në Tiranë një dyqan me produkte të stilistëve të njohur. Në komentin e tij nënkuptohet se Oni u kthye në Shqipëri pasi u martua me vajzën e një zyrtari këtu, dhe kjo e ka acaruar jo pak Onin./ PANORAMAPLUS.al

You may also like