Ilir Meta paralajmëron konferencë urgjente

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social, ku ka bërë me dije se pasditen e sotme Ilir Meta do të mbajë një konferencë me gazetarët.

Tedi Blushi ka ftuar mediat të jenë prezente në ambientet e presidencës. Konferenca e Metës vjen pas vendimit të SPAK për të pushuar hetimet për Ardian Dvoranin, ish-kreun e KED-së, ndaj të cilit presidenti kishte ngritur padi.

Një tjetër temë që pritet të diskutohet nga Meta është dhe ajo për akuzat nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili e ka quajtur trekëndësh të Bermudës presidentin, Berishanë dhe Ramën.

Kujtojmë që ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm sipas albeu.com, ku Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer në ofendime të rënda në publik. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Hotel Rogner pasditen e sotme.

Sipas dëshmitarëve okularë, Presidenti Ilir Meta ka kapur për krahu deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, duke thënë fjalë të rënda për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Thuaji Lulit, se do ja q…”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët e përdorura nga presidenti Meta ndaj Lulzim Bashës.

Të gjitha të sharat dhe ofendimet në adresë të Lulzim Bashës, Meta i ka bërë me zë të lartë, duke bërë që të dëgjohet nga të gjithë të pranishmit në ambientet e hotelit.

You may also like