Ilir Meta konfirmon drejtorin e Kabinetit, i beson njeriut të Monika Kryemadhit

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë ka konfirmuar paraditen e kësaj të mërkure se Eriol Braimllari do të jetë drejtori i tij i Kabinetit. Sipas Ilir Metës, ai do të japë kontribut të rëndësishëm në përfshirjen e rinisë në politikë.

“Kënaqësi të konfirmoja sot z.Eriol Braimllari si Drejtor të Kabinetit tim. Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Meta.

Neësbomb.al mëson se Erion Braimllari ka mbajtur këtë detyrë dhe më parë, si shef i Kabinetit të kryetares së LSI Monika Kryemadhi. Me ndryshimin e emrit të partisë dhe liderit, duket se puna dhe pozicioni i Braimllarit është rikonfirmuar dhe nga Meta.

You may also like