Ilir Meta bën lëvizjen e radhës, ja çfarë do të ndodhë nesër

by admin
Spread the love

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar,” njofton zëdhënësi i Metës.

You may also like