Ilir Demalia paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike: Basha do të ketë një grup tjetër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Beteja brenda PD-së midis kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-liderit Berisha vazhdon. Në njërën anë, zoti Berisha ka vendosur datën 11 dhjetor për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër Basha e quan datën 18 si legjitime për mbledhjen e këtij Kuvendi.

Analisti Ilir Demalia, u shpreh se PD do të korrë atë që ka mbjellë.

Sipas analizës së tij, PD do të çahet dhe Berisha do të marrë gjysmën e deputetëve ose më shumë nga grupi parlamentar, ndërsa Basha do të ketë një grup tjetër. Sipas tij, në këto momente janë 2 PD. Por sipas tij, tragjike sot nuk është çarja e PD-së, por fakti që në Shqipëri nuk ka opozitarizëm.

“Kjo që po ndodh sot në PD është një alarm i paralajmëruar që në fillim të viteve 90 dhe kjo parti ka grumbulluar rreth liderit të saj historik Sali Berisha, që është drama e kësaj partie njerëz pa kontribute e pa moral. Një nga shërbëtorët e fundit të Sali Berishës ishte Lulzim Basha. Berisha e mori dhe e solli në parti pa asnjë kontribut, asnjë vlerë, pa asnjë paraqitje të tij qoftë publike. E mori dhe e futi në parti, e emëroi në 3 kryeministri, pastaj e bëri kryetari partie. Në fund kur Lulzim Basha e përjashtoi me vendimin e DASH, Berisha kthehet në armikun numër një të Lulzim Bashës jo për motive të vlerave dhe për demokratizimin e partisë, por thjesht për vendimin e tij personal”, u shpreh ai për Ora News.

You may also like