Ilir Demalia paralajmëron goditjen e rëndë që do të marrë Partia Demokratike

by admin
Spread the love

Publicisti, Ilir Demalia, është i bindur se dueli Berisha-Basha do të mbyllet me shpërbërjen e PD.

“Ka shumicë, e ka bazën sepse ajo parti është ngritur dhe ka udhëtuar gjithmonë me urra-burra, shqiptarët shquhet për urra-burra. E ka, po ku do të shkojë. Lulzim Basha ka PD zyrtarisht dhe ka deputetë.

Po themi se do përçahet grupi parlamentar i PD, do ndodhë, sesa nuk e di. Do krijohet një luftë brenda llojit, këto luftra sjellin gjithmonë degjenerim dhe shpërbërje. Nuk është tragjedi e madhe të shpërbëhet PD, por tragjedia është e shoqërisë shqiptare që nuk ka mundur pas 30 vitesh të ndërtojë një forcë të re për të ndryshuar politikën dhe frymën”, tha Demalia për Ora News.

You may also like