Ilir Alimehmeti ka një tjetër mendim për qytetarët e Tiranës: Ofroj zemrën time

by admin
Spread the love

Çfarë do ti ofrosh banorëve të Tiranës? Kjo është pyetja që i është drejtuar mbrëmjen e sotme Ilir Alimehmetit, kandidatit të primareve të PD-së për bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti tha se mbi të gjitha për qytetarët e Tiranës do të ofrojë zemrën e tij. Ai theksoi se gjithashtu do të ofrojë ndershmëri, një ndërgjegje qytetare dhe një administrim legjitim.

“Së pari i ofrojmë mundësinë e fitores në datën 14 maj 2023, duke bashkuar votën, duke shkuar të përbashkuar me votat tona, të popullatës gri, një seri votash të majta i kthejmë të djathta, me votat e forcave aleate. Objektivi është 14 maj 2023. E këtu, më pas ofroj ndershmëri, një ndërgjegje qytetare, një administrim legjitim por që bëhet përmes një pune në grup, me ekspertë, me studim, mendim, mund dhe djersë. Gjithëpërfshirje, jo vetëm të ekspertëve tanë, por edhe që vijnë nga shoqëria civile, diaspora e me radhë. Mbi të gjitha ofroj zemrën time”, theksoi ai.

You may also like