Ilçev: Maqedonia nuk dëshiron të “gëlltisë” se deri në Luftën e Parë Botërore kemi qenë një komb me histori të përbashkët

by admin
Spread the love

Ivan Ilçev, anëtar i Komisionit Bulgaro-Maqedonas për Histori dhe Arsim, tha në një intervistë për një media vendase bullgare se “Maqedonia nuk dëshiron të “gëlltisë” se ne ishim një komb me një histori të përbashkët deri në Luftën e Parë Botërore”.

Për takimin e Petkovit me Kovaçevskin më 18 janar, ai mendon se ekziston një iluzion se “maqedonasit brenda gjashtë muajve do të heqin dorë nga mënyra se si kanë jetuar, nga ajo që u është ngulitur me vite”. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur se pse “është bllokuar puna” e komisionit të përbashkët të ekspertëve bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore, në të cilin ai është anëtar, Ilçev tha se “kolegët nga Maqedonia e Veriut mezi sinjalizuan se ishin gati për ndryshim, por më pas gjërat “ngecën” dhe janë në bllokim një vit e gjysmë”.

Ai konsideron se është e mundur që Komisioni të bie dakord për një histori të përbashkët, nëse nuk u jepen afate.

“Nuk do të ndodhë brenda gjashtë muajve. Mbani në mend se kjo është diçka që i ka rrënjët për njëqind vjet dhe mbështetet nga materiale të privelegjuara zyrtare për ata në Maqedoninë e Veriut.

Padyshim që nuk do ta “gëlltisin” se ne ishim një popull me histori të përbashkët deri në Luftën e Parë Botërore, pastaj u ndamë. Ata nuk duan ta “gëlltisin” këtë dhe t’i japin fund të kaluarës së madhe të shpikur”,
tha profesori.

Lexo lajme interesante

You may also like