IKSHPK blen 1000 teste për detektimin e Lisë së Majmunit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka blerë një mijë teste për identifikimin e lijës së majmunëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij instituti, Era Pireva.

“IKSHPK e ka nënshkruar kontratën për blerjen e 20 pakove me nga 50 teste, për detektimin e Lisë së Majmunit”, ka thënë Pireva.

Para dy ditësh Pireva ka njoftuar se mostrat e pacientit të dyshuar me lijën e majmunit janë dërguar në Holandë për testim.

“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Pirevës dhënë për Express.

You may also like