Ikona e Arsenalit: Broja ka gjithçka që i duhet, e vështirë të luash kundër tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Martin Keown, ikona e Arsenalit, ka lavdëruar sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Southampton barazoi kundër Manchester United.

Broja nuk shënoi dot sot, por Harry Maguire me siguri nuk do të donte ta kishte pasur përballë. Keown, për sulmuesin shqiptar tha:

“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, për ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton. Ai9 gjithashtu ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndalojë.

Broja ka gjithçka i nevojitet.  Shikoni ritmin, shihni sesi arrin të fitojë një top, si e ngacmon Maguire. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një edhe pse kundërshtarët janë rreth tij. Është shumë e vështirë të luash kundër këtij sulmuesi”.

You may also like