“Ikja e Berishës ka pasoja të mëdha”, Bylykbashi nxjerr prapaskenat nga selia blu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përplasjeve që kanë lindur brenda partisë. I ftuar në emisionin ‘Log’ ai u shpreh se Berisha nuk ka marrë kurrë një vendim për të mos hyrë në zgjedhje apo për të djegur mandatet.

“Është një urë shumë e rrezikshme që partitë të njihen me emrin e kryetarëve. Rregullat janë në kushtetutë. Unë nuk besoj që do hy te ky lloj diskutimi. Ajo që gjykoj unë ishte e nevojshme që për gjërat e rëndësishme të thoja fjalë të rëndësishme dhe për gjëra të forta të them gjëra të forta. Jam mësuar të them që kjo është kështu dhe unë jam gati të marr përgjegjësitë e mia. Kam një eksperiencë të gjatë dhe puna më ka sjellë ta kem gjithmonë të mprehtë një shqisë për të kuptuar. Kam punuar gjatë me Sali Berishën.

Për 6 vite me atë në zyrë. Sali Berisha sa e kam parë unë nuk e pashë kurrë të merrte një vendim për të mos hyrë në zgjedhje apo për të djegur mandate. Kam parë shumë detaje të këtij lloj. Kam dëgjuar të thotë që ky vendim mund të na çojë edhe në sukses edhe në katastrofë. Kam pasur mundësinë për të lexuar mesazhet që është shumë e lehtë por nuk më ka rezultuar ashtu. Edhe në foltoren e Durrësit isha aty për të dëgjuar atë pse zoti Berisha na e ka borxh të gjithëve pse gjërat erdhën deri këtu. Është barra e tij për ta shpjeguar këtë gjë. Unë kam diskutuar edhe me zotin Berisha për këtë”, deklaroi ai.

Bylykbashi u shpreh se PD duhet të kërkonte transparencën e fakteve në lidhje me shpalljen non grata të Sali Berishës . Sipas tij në rast se nga partia do largohej Berisha, kjo do ishte me pasoja të mëdha, ndërsa çdo person tjetër mund të zëvendësohet.

E ndërsa lideri demokrat i hoqi drejtimin e reformave zgjedhore duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibajn, a i trembet Bylykbashi ndonjë lëvizje tjetër?

“Askush nuk më nxjerr dot mua nga PD, as nga grupi parlamentar, pasi një kryetar nuk e ka të drejtë për të marrë këto vendime, ajo që e zgjidh këtë punë është kutia e votimit” tha ai. Ai shtoi se “Ne do të jemi aty, ne jemi të gjithë në PD”, tha ai.

You may also like