Iker Casillas nuk u “ndahet” gazetareve sportive – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-futbollisti përflitet për një romancë me gazetaren Ana Quiles

Ishte Marsi i vitit 2021 kur, përmes një deklarate, Iker Casillas dhe Sara Carbonero njoftuan ndarjen e tyre pas njëmbëdhjetë vitesh së bashku.

Që atëherë, ish-portieri i Real Madridit është përpjekur ta mbajë sa më diskrete jetën e tij private. Pas Karbonersos ai ka piketuar një tjetër gazetare sportive me të cilën thuhet se ka nisur një romancë.

Mediat e huaja kanë zbuluar një foto të një takimi të tij me gazetaren spanjolle, Ana Quiles, në një lokal në Romë. Iker dhe Ana janë takuar më parë edhe gjatë Kupës së Botës në Katar, ku përveç një interviste të zhvilluar mes dyshes mësohet se ata kanë kaluar edhe kohën e lirë së bashku.

Kiles punon prej vitesh në Itali dhe aktualisht është pjesë e Rai 2 në një emision sportiv.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like