» “Ik qaj te Ilnisa”- Lediona dhe Françeska “tallen” keq me Meritonin në “BBVIP”: Shko lahu se…

by admin
Spread the love

Lediona dhe Françeska ditën e sotme e kanë “tallur” keq Meritonin, i cili sipas tyre bën çfarë ti thotë Ilnisa në “Big Brother VIP”.

Vajzat e këshilluan moderatorin që të zgjohet dhe të kuptojë lojën e banores, ndërsa Françeska e ka quajtur atë bukuroshja e fjetur.

Meritoni është ndier i ofenduar nga kjo fjalë e banores dhe i ka kërkuar asaj që mos ta ofendojë, megjithëse ia kthue me po të njëjtën monedhë.

Pjesë nga biseda:

Lediona: Zgjohu, zgjohu more se po të shkundim të gjithë dhe ti nuk po zgjohesh

Meritoni bën sikur po qan

Françeska: Mos qaj, mos qaj po shko te Ilnisa

Meritoni: O deksha unë për ju

Lediona: Kaq gjumë të rëndë ke moj zemra

Françeska: Jam munduar dje po nuk zgjohet ky, i pëlqen të qëndrojë si bukuroshja e fjetur. Fli bukuroshe

Meritoni: Mos ofendo me fjalën bukuroshe. Mos ofendo o manikine

Françeska: Shko lahu se boll u fërkove kështu

Meritoni: O manikene mos ofendo, bëje një sfilatë

Françeska: Unë nuk të jap kënaqësinë ty që të shikosh sfilatat e mia

360grade.al

You may also like