Identifikohet në sallë pastruesja e selisë së Partisë Demokratike, voton si delegate bashkë me djalin

by admin
Spread the love

Kuvendi i sotëm i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë pikat e miratura në Kuvendin e 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke e përjashtuar këtë të fundit nga strukturat e PD si pjesë e rezolutës së re për të shpallurit “non grata”. Megjithatë në mes delegatëve, ra në sy një “delegate” pak e dyshimtë. Në pamjet e trasmetuara nga Kuvendi, mes tyre mund të shihet duke marrë pjesë e duke votuar edhe Violeta Geci. Geci njihet nga demokratët si pastruesja e selisë së PD.

Violeta Gei po ashtu mbahet si mbështetëse e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ajo  mbahet mend për publikun si ish-punonjësja e bashkisë Tiranë që goditi me shuplakë kryebashkiakun Erion Veliaj.

You may also like