Idajet Beqiri paralajmëron zhvillime të bujshme: Pas dëshmisë në Prokurori, ja çfarë e pret Berishën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokuroria e Tiranës mori dje në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

Ish kryeministri Sali Berisha u mor dje në pyetje për më shumë se dy orë nga prokurorët e kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën masive, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike. Avokati Idajet Beqiri mendon se kjo gjë nuk do të përfundojë me kaq. Sipas tij, pas dëshmisë në Prokurori, Organi i Akuzës mund ta çojë Berishën si të pandehur.

Deklarata e Beqirit:

“Ai duhet të merrej me forcë, për të dhënë deklarimet e tij për më shumë se dy orë. Në fakt ne jemi në fillimet e një shteti që po fillon të bëhet serioz. Sali Berisha duhet të shkonte si person nën hetim. Ai ishte organizatori i protestës së dhunshme. Ajo dhunë pati si protagonist kryesor Sali Berishën. Dje ai u thirr si deklarues. Prapë se prapë kjo ka të mirën e vet. Shqiptarët duhet ta dinë se kur vete të deklarosh për dy orë, prokurorët të pyesin, se çfarë ka ndodhur, kush e organizoi dhe të gjitha me radhë. Pra me gjithë këto deklarime që ai ka dhënë do ta çojë organin e akuzës që ta çojë si të pandehur, pjesë e këtij grupi që është si kryesor. Pra kjo çështje nuk mbyllet thjesht me deklarime. Kjo do të çojë organin e akuzës të çojë në hetime atë që ka bërë faj. Krimet në selinë demokratike janë shumë të rënda. Do ketë zhvillime të tjera”, tha Idajet Beqiri.

You may also like