Icardi publikoi fotografinë me syrin e mavijosur – Dzeko i reagon ashpër: Turpshme

by admin
Spread the love

Derbi turk në të cilin Fenerbahçe dhe Galatasaray luajtën 0:0 të dielën, me vetëm një goditje në portë, por me 45 faulle, “çmendi” Turqinë dhe publikun e saj të futbollit.

Një nga situatat që mori vëmendjen ishte përplasja e sulmuesit të Galatasaray, Icardi në shtyllë, me ç’rast nuk kaloi pa pasoja, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas publikoi edhe një fotografi për të treguar syrin e mavijosur pas goditjes në shtyllë.

E me fotografinë e Icardit, u tall sulmuesi i Fenerbahces, Edin Dzeko me anë të një komenti në rrjetet sociale.

“Icardi goditi shtyllën e portës me kokë dhe ata e futën në Instagram dhe qajnë për penalltinë. Tipike për ta. E turpshme” – shkroi në koment Dzeko, duke iu referuar fotografisë së Icardit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐋𝐈𝐕𝐄 HERE WE GO 🚨 (@liveherewego)

Të dyja skaudrat nga Stambolli kanë nga 44 pikë pas 17 xhirove në elitën e futbollit turk./Lajmi.net/

You may also like