Ibsen Elezi për Berishën: Rruga e tij është qorre që nuk na çon askund, s’mund të bashkëpunojmë me Metën

by admin
Spread the love

Ibsen Elezi, e ka cilësuar rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, si një rrugë pa krye që nuk të ҫon askund, “rrugë qorre që nuk të çon askund”, është shprehur Elezi.

Elezi, kandidati i vetëm që sfidon Berishën në këtë garë, i ka nisur takimet e tij me simpatizantët në Kukës.

Ndër të tjera, Elezi gjatë fjalës së tij ka kundërshtuar bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Ilir Metën.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, shprehet Elezi.

You may also like