Ibrakoviq flet para udhëtimit të Prishtinës në Klinë për përballjen kundër Dukagjinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FC Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.

Sfida në fjalë i takon xhiros së 23 dhe luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Klubi ditët e fundit ka kaluar nëpër një situatë jo të lehtë për shkak të vonesës së pagave ndaj futbollistëve me ç’rast nuk janë zhvilluar disa stërvitje gjithsesi, skuadra ka stërvitur të premten dhe të shtunën do të jetë gati për t’u përballur me Dukagjinin ku futbolllistët prishtinas i kërkojnë pikët e plota.

Prishtina momentalisht ndodhet në pozitën e gjatë me 26 pikë të grumbulluara kurse Dukagjini zë e parafundit në tabelë (11) me 21 pikë.

Para ndeshjes me Dukagjinin, për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, ka folur trajneri Abdulah Ibrakovic. “Situata aktuale është e komplikuar, nuk është e thjeshtë. Skuadra ka stërvitur ditën e sotme dhe i kemi kryer përgatitjet për ndeshjen e nesërme”, tha Abdulah Ibrakovic për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është sfidë shumë delikate për faktin se sërish po luajmë në një fushë tjetër jo sikurse në ndeshjen e fundit me bari sintetik. E kemi analizuar Dukagjinin dhe i kemi studiuar situatat nga të cilat mund të na rrezikojnë. Por, nëse futemi me motivin dhe energjinë e ndeshjeve të fundit, besoj në fitore”, shtoi trajneri boshnjak duke i komentuar edhe mungesat që kësaj radhe është vetëm një.

“Për këtë ndeshje mungon mbrojtësi Josip Tomasevic, i dëmtuar në ndeshjen e fundit. Por, ai futbollist që do të ketë mundësi të aktivizohet do të bëjë më të mirën për fitoren tonë të parë në pranverë”, përfundoi Abdulah Ibrakovic.

You may also like