Ibrahimovic: Milano është shtëpia ime e dytë, San Siro më ndikon shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbase nuk është në momentet më të mira në karrierën e tij, por Zlatan Ibrahmovic është një nga faktorët kryesorë tek Milani jashtë fushe. 41-vjeçari dha një intervistë për “Tonight in Milan”, në lidhje me ekipin e tij dhe qytetin e Milanos.

“Milano është si një shtëpi e dytë për mua. Kam kaluar shumë vite këtu, kam takuar njerëz që më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time. Ndihem shumë komod dhe më pëlqen. Nuk është sekret që mund të qëndroj këtu pas përfundimit të karrierës sime.” – tha fillimisht sulmuesi suedez.

“Të luaj në “San Siro” ka një efekt të madh tek unë. Pata fat të luaj aty për 8-9 vite të karrierës sime, mjaftueshëm për të fituar trofe të rëndësishëm dhe për të luajtur me kampionë të mëdhenj.”

“Çfarë këshille do t’i jepja një djali apo një vajze që dëshiron të luajë futboll? Para së gjithash, bëj atë që të bën të lumtur. Nuk duhet të bësh gjëra për njerëz të tjerë, ju duhet ta bëni për veten tuaj. Besoni në veten tuaj sepse kjo ju mban për një kohë të gjatë.” – përfundoi Zlatan Ibrahimovic. /oversport.tv

You may also like