Ibrahimi: Procesi zgjedhor në Çair ka qenë shumë i vështirë, me dhjetëra herë jemi detyruar të paraqitemi në polici

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ibrahimi: Procesi zgjedhor në Çair ka qenë shumë i vështirë, me dhjetëra herë jemi detyruar të paraqitemi në polici

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në konferencë për media u shpreh se procesi zgjedhor në komunën e Çairit  nuk ka qenë i lehtë dhe se gjatë tërë ditës ka pasur presione të vazhdueshme mbi votuesit.

“Është dashur  me dhjetëra herë  të mos themi me qindra herë  të paraqitemi në polici dhe të kërkojmë asistencë  përshkak të presionit të madh të votuesve nëpër vendvotime edhe nëpër shkolla. Kjo është një praktikë që është instaluar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ata gjithnjë e më tepër besojnë se përmes muskujve arrin që ti fitojnë votat. Kjo është çështje që duhet ta vlerësojnë qytetarët  ne vetëm e japim vlerësimin tonë . Pjesa tjetër është informacioni që ne akoma nuk i kemi rezultatet e fundit që të mund të themi se cili është epilogu i këtyre zgjedhjeve në Çair. Ndërsa ajo që është e saktë është që ne do të jemi në raundin e dytë dhe shpresojmë që aty të ketë kthesë edhe të rezultatit zgjedhor duke pasur parasysh se kundërshtari i Bekim Sali e ka prekur plafonin e votave kurse për ne akoma ekzistojnë grupe të interesit shoqëror të cilët janë të disponueshme për ta votuar kandidatin tonë”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi, raporton SHENJA.

 

 

You may also like