Ibrahimi: Këto ndërmarrje do t’i drejtojë ASH-AAA pas fitores së Danella Arsovskës

by admin
Spread the love

Koalicioni ASH-AAA ka arritur marrëveshje me kryetaren e ardhshme të Shkupit Danella Arsovska që disa ndërmarrje të mëdha në kompetencë të Qytetit të Shkupit të drejtohen nga opozita shqiptare.

Këtë e konfirmoi sot zyrtari i lartë i Alternativës Zeqerija Ibrahimi, në emisionin debativ në TV Shenja.

“Ne jemi dakorduar me të që disa nga ndërmarrjet që i udhëheq Qyteti i Shkupit të menaxhohen nga eksponentë të koalicionit tonë në Shkup, dhe kjo e ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarin edhe të Çairit në këtë rast. Ose ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’, ose Higjiena Komunale, ose Parqe dhe Gjelbërime, ose Ndërmarrja për autobusët, së paku 2 nga këto duhet t’i takojnë koalicionit. Këto janë resurse të mjaftueshme që plot halle të qytetarëve tanë të mund t’i zgjidhim ne. Pavarësisht çfarë ndodh në planin e përgjithshëm në shtet, ne si koalicion do të jemi pjesë e pushtetit lokal të Qytetit të Shkupit”, theksoi Ibrahimi.

Kjo marrëveshje vjen si rrjedhojë e koalicionit mes VMRO DPMNE-së dhe opozitës shqiptare, që e ndihmoi Danella Arsovskën të dalë para Petre Shilegovit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Opozita do ta përkrahë Arsovskën edhe në rrethin e dytë. /SHENJA/

You may also like