Ibrahim Kalin dhe Jake Sullivan trajtojnë kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Burime presidenciale raportuan se në këtë bisedë telefonike u diskutua gjithashtu për krizën globale ushqimore, sigurinë energjetike, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Siri e Ukrainë.

Gjatë bisedës, u nënvizua se zgjatja e luftës Ukrainë-Rusi kërcënon sigurinë globale ushqimore dhe për rrjedhojë krijon sfida të vështira për ekonominë globale.

Sipas burimeve, pala turke theksoi edhe se veçanërisht nëse kërkojnë anëtarësimin në NATO, është thelbësore që Suedia dhe Finlanda të përqafojnë parimet e Aleancës, të cilat përfshijnë luftën e përbashkët kundër kërcënimeve, ndër më të rrezikshmeve prej të cilave është terrorizmi.

“Organizata terroriste, PKK/YPG, vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë dhe integritetin territorial të Sirisë, kështu që Ankaraja do ta vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”, theksoi pala turke.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë – “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019) – për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar rikthimin vullnetar dhe vendosjen paqësore të banorëve në ato zona.

Ankaraja ka theksuar gjithashtu se nëse nuk bëhet më shumë për eliminimin e kërcënimit ndërkufitar të PKK/YPG-së, ajo do të ndërhyjë vetë për ta bërë këtë punë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja; ndërsa YPG-ja është dega siriane e PKK.

Po ashtu në këtë bisedë telefonike u potencua se Turqia mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave të veta në Mesdheun Lindor dhe Egje, si dhe në ndjekjen e një qasjeje konstruktive të bazuar në paqe dhe stabilitet.

Një tjetër pikë që u nënvizua në këtë telefonatë, ishte rëndësia e kthimit në tryezën e bisedimeve për një zgjidhje paqësore të luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

You may also like