Ibra: Kurioz për të luajtur te Bayerni. Topi i Artë? Është çmim politik

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se gjithmonë është tunduar nga ideja për të luajtur në Bundesligë me Bayern Munich.

“Gjithmonë kam qenë kurioz për Bundesligën dhe sidomos për një skuadër si Bayern Munich, një klub i jashtëzakonshëm. Çdo herë që kam luajtur kundër tyre kam parë kushtet, stadiumin dhe organizimin. Historia e këtij klubi të lë pa fjalë”, ka thënë sulmuesi suedez.

Më tej sulmuesi i Milan ka folur edhe për “Topin e Artë”, për të cilin u shpreh se është një çmim politik.

“Topi i Artë? Është çmim politik. Ata duan ‘Zotërinë perfekt’. Nëse ti flet dhe thua atë që mendon, ti nuk mund ta marrësh atë trofe. E lehtë për t’ia dhënë atë kujtdo që është në rregull me standardet e tyre. Mua nuk më ndryshon asgjë, s’ më bën më të mirë apo më të keq”, ka përfunduar Ibra. / Oversport.tv

You may also like