I vetmi që më njeh dhe më kupton

by admin
Spread the love

Në familjen e Aleksia Peleshit sot ka festë! Babai i saj, deputeti i njohur shqiptar, Niko Peleshi feston sot 52-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që urimet kanë qenë të shumta për të. E nuk mund të mungonte as mesazhi publik i së bijës, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, i uron z. Peleshi ditëlindjen.

Alesia ka publikuar disa fotografi me të atin, duke shkëputur disa nga momentet më të bukura me të, teksa e cilëson edhe si mikun e saj më të mirë. Blogerja gjithashtu shkruan se ai është personi që e njeh më mirë nga të gjithë e sigurisht është burim frymëzimi për të.

“Babi nuk i ka shume qejf ditelindjet. I thua “gezuar ditelindjen” dhe i duket sikur po i thua “sa qenke plakur”. Shpesh thote se s’ka frike nga asgje, por ja qe e frikesoka rikujtimi se ka kaluar gjysme shekulli nga dita e lindjes se tij. Ok ok, eshte edhe klaustrofobik.

Megjithate, edhe me nje thinje apo nje rrudhe me shume, babi vazhdon te mbetet miku im me i mire. Krahu im i djathte, mbeshtetesi im me i madh dhe burimi im i frymezimit. Njeriu i vetem qe me njeh ne pellembe te dores dhe me kupton edhe kur nuk kuptoj veten.

Ai qe me behet sy kur nuk shoh, vesh kur nuk degjoj dhe ze kur nuk flas. Ai qe i jep botes sime ngjyra edhe kur une e pikturoj bardhe e zi. Do doja te mund te ma lexoje zemren, qe ta shihje se sa shume te dua edhe kur nga jashte nuk e reflektoj sa duhet.

Gezuar 52 vjetorin ba! Love you endlessly.“- shkruan Aleksia në postimin e bërë në Instagram krah të atit.

You may also like