I vetmi person që m’u bë krah, s’kishte interes ndaj meje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ermiona Lekbello do të mbahet mend shumë gjatë në historinë e të gjithë Big Brother-ave si një personazh tejet i veçantë dhe shumë moskokëçarëse në mënyrën se si vendosi ta luante lojën. Këngëtarja u përjashtua pak javë më parë nga shtëpia e Big Brother VIP pasi theu rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka pasur disa dalje televizive. E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ajo ka ndarë mendimin e saj për banorët brenda shtëpisë, ku nuk kanë munguar komplimentat për Luizin, ndërsa e falenderoi publikisht që iu bë krah. Ndër të tjera, Jona tha se nuk kishte dëshirë të jetonte më brenda shtëpisë me disa prej banorëve.

“Nuk e di si mund të jetë Luizi jashtë, por brenda m’u bë krah dhe e falënderoj. Luizi nuk kishte interes ndaj meje por i pëlqeu tipi im. Presionet janë të shumta në atë shtëpi dhe mbase unë mund ta përballoja nëse doja, por nuk kisha më dëshirë.

Nuk kisha më dëshirë të jetoja me disa prej atyre banorëve. Më ishin bërë të gjitha situatat të neveritshme dhe nuk mund të rrija dhe të bëja hipokriten ndërkohë që mund të dilja jashtë binarëve. S’jam bërë pishman për asgjë. Më vjen keq që nuk kisha shqipen letrare. Ata brenda shtëpisë nuk e kuptuan Jonën”- tha ish-konkurrentja e Big Brother VIP në emisionin ‘Shqipëria Live’

You may also like