“I vetmi njeri i humbur këtu është Sali Berisha”, analisti i njohur tregon se si mund t’ia marrin postin kreut të PD-së

by admin
Spread the love

Analisti Ilir Yzeiri beson më 11 dhjetor nuk do të ndodhë asnjë zhvillim i jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, pavarësisht se të gjithë janë “sy e veshë” nga Kuvendi i PD i thirrur nga Sali Berisha.

Në një lidhje direkte për emisionin “ Zona Zero” në Top Neës, Yzeiri u shpreh se Lulzim Basha e ka të fituar ndeshjen në tavolinë.

Nga gjithë kjo përplasje, mendon analisti, të humburit janë shqiptarët, pasi po mbesin pa opozitë.

“Sali Berisha me Ilir Metën e fundosën opozitën. U paralajmërua para zgjedhjeve dhe ashtu ndodhi. Kriza e opozitës shqiptare nuk është kjo që shohim. Kjo që shohim është spektakël. Sali Berisha po lufton për interesat e tij, ndërsa SHBA e ka shpallur “non grata”. Sali Berisha sakrifikoi PD-në, për interesat e tij. PD sot po vuan krizën e Sali Berishën. Sali Berisha është problemi në PD. Në 11 dhjetor dhe 18 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë. Mund të kemi një miting nga Sali Berisha, të llojit si ata që donin të mbanin bustin e shokut Enver në “Shkollën e Bashkuar”. Nuk e kuptoj. Në krye është një person i shpallur “non grata” nga SHBA. Nuk e kuptoj si mund t’i bashkohesh atij tubimi.

I vetmi njeri i humbur këtu është Sali Berisha. Lulzim Basha e ka të fituar ndeshjen në tavolinë. Mitingu i Sali Berishës nuk sjell asgjë. Postin Lulzim Bashës mund t’ia marrësh vetëm në mënyrë ligjore. Berisha mendon se është i fortë kur sheh se ka pula përpara dhe mendon se mund t’i shtypë. Retorika e tij është qesharake. Thotë jam proamerikan. Drama jonë është se po mbetemi pa opozitë”, tha Yzeiri.

Sipas tij, “Sali Berisha është mjeshtri i manipulimit”, ndërsa Lulzim Bashën e quajti “zgjatimi banal i ish-kryeminisitrit.”

You may also like