“I vetëm në zyrë me Gazin e botës”, Edmond Spaho-Bashës: Bëhu burrë një herë të vetme dhe jep dorëheqje

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, tregoi qartë mbështetjen që ka në bazën demokrate edhe në sfidën e djehsme që zgjodhi Lulzim Basha, me intervistën e tij në të njëjtën kohë me “Foltoren” e Librazhdit.

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PD Edmond Spaho, shkruan se “Luli është i vetëm në zyrë dhe po e mban me gajret Gazi i botës”, kjo e ilustruar, nga ai edhe me fotot që tregojnë ndjekësit “live” të Berishës dhe Bashës.

Spaho i ka kërkuar Bashës, që të bëhet një herë të vetmen burrë dhe të largohet nga drejtimi i PD-së, sepse ka humbur mbështetjen e bazës.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:
Ja ndryshimi i madh! Luli i vetmuar ne zyre dhe qe e mban me gajret Gazi i botes.
Ne krahun tjeter anetaret, simpatizantet dhe qytetaret shqiptare qe jane zjarri i Foltores.
Behu nje here te vetme burre dhe jep doreheqje, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken”, shkruan Edmond Spaho.

You may also like