I “tradhtoi” tifozët, por sërish u fitoi zemrat, Griezmann flet me përulësi

by admin
Spread the love

Atletico e Madridit shpenzoi vetëm 20 milionë euro për ta rikthyer francezin Griezmann në Madrid, pas përvojës aspak pozitive që sulmuesi kaloi te Barcelona.

Antoine Griezmann foli për Movistarin për vështirësinë që pati për të rifituar tifozët “Los Colchoneros”:

“Largimi im i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund u largova sepse kisha nevojë të ndryshoja ambient.

Si tifoz, edhe unë do të isha shumë i zemëruar. E meritova. Iu përula dhe punova për t’i zemrat e tyre.

Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë.

Barcelona shpenzoi plot 120 milionë euro për kartonin e francezit, por u detyrua ta shiste për 1/6-n e kësaj shumë.

Griezmann, këtë sezon, është aktivizuar në 23 ndeshje në LaLiga, duke shënuar 7 gola. Ai është pjesë kyçe e mekanizmave të lojës së Atleticos.


Top Channel

You may also like