I theu telefonin dhe lëndoi tifozin autik, policia nis hetimet ndaj Christiano Ronaldos

by admin
Spread the love

Pas humbjes nga Everton, Ronaldo ishte tepër i nervozuar, madje një video që po qarkullon në rrjete sociale, shfaqet duke ia thyer një tifozi telefonin.

Përveç se ia theu telefonin, Cristiano Ronaldo duket se edhe e ka lënduar tifozin e ri të Evertonit.

“Merseyside Police mund të konfirmojë se janë duke kryer një hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Everton dhe Man Utd në Goodison që përfshin një lojtar teksa po dilte nga fusha dhe do të flasin me të gjitha palët përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, përmes një postimi në “Instagram”, Ronaldo kërkoi falje ndaj tifozit dhe e ftoi atë për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi 37-vjeçari.


You may also like