I theu telefonin dhe e kërcënoi – zbulohet përplasja mes Nasser Al-Khelaifi dhe sigurimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas një raporti të RMC Sport që detajon incidentin, Leonardo dhe Nasser Al-Khelaifi vrapuan drejt e te gjyqtarët, duke bërtitur dhe duke kryer sulme verbale ndaj tyre.

Gjyqtarët nga ana e tyre kërkuan që dy administratorët e Parisit të largoheshin nga zona, por ata vetë e mbajtën hapur me duar derën e dhomës së zhveshjes. Punonjësit e sigurimit ishin në vendngjarje, por zemërimi i Al-Kalaifi ishte i tillë.

Një tifoz i lidhur me Real Madridin po regjistronte skenën me celularin e tij dhe kur u vu re nga Nasser Al-Khelaifi, ky i fundit i kërkoi të ndalonte menjëherë. Megjithatë kërkesa e tij nuk u pranua, me pasojë i forti nga Parisi i hodhi celularin nga duart dhe e kërcënoi.

Në fakt personat e sigurimit të Nasser Al-Khelaifi kanë kërkuar që të fshihet video, por nuk dihet nëse kjo ka ndodhur.

You may also like