I tha se të nesërmen do dilte nga Big Brother VIP, DJ PM tregon se a i mbeti hatri me Dagzin pasi e theu premtimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në spektaklin e së premtes Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan nga “Big Brother VIP”, me votat e publikut, por ky i fundit u rikthye pasi për ta u hap një televotim të vahdoj njëri prej tyre lojën i vetëm.

Si fillim, Arbri Gumnishta (emri i vërtet) nuk pranoi të futej në shtëpi pa mikun e tij, por më pas u rikthye në lojë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa, shoku i tij i ngushtë Pajtim Krasniqi (emri i vërtet) Dj PM, ishte i ftuar në “Big Brother VIP FAN Club”, ku foli për eksperiencën brenda shtëpisë së famshme.

Ai nuk i shpëtoi pyetjes se a ka hatërmbetje pas rikthimit të Dj Dag në BB VIP.

“Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. E di që është pak i mërzitur brenda. Në një farë forme nuk i rrihet pa mua Dagzit. Ka humbur busullën sepse e ka një nuancë për me nejt, që është Einxhel, po në të njëjtën kohë jam dhe unë jashtë. Unë prandaj Dagzin e dua shumë dhe e respektoj. Ne e kemi pasur të futeshim si dyshe brenda, me dalë si dyshe jashtë. Nuk më ka ngelur hatri realisht. Unë atë ditë live i thashë ‘vazhdoje lojën brenda’ dhe pse Dagzi tha do e vazhdoj deri nesër edhe do dalë. Pastaj nuk e di çfarë nuk ka ndodhur, po e shoh që ai është i mërzitur. Kam qejf që Dagz ta shijojë këtë eksperiencë”, tha Pajtimi.

 

 


You may also like