I skadon kontrata në fund të sezonit, tre “Big” nga Anglia synojnë Rabiot

by admin
Spread the love

Botërori i mirë i zhvilluar nga Adrien Rabiot e ka kthyer këtë të fundit në qendër të merkatos së Juventusit. Bardhezinjtë nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit të mesfushorit francez të cilit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni.

Klubet e interesuara për Rabiot nuk mungojnë dhe sipas Daily Mail, “lufta” më e egër po bëhet në Londër. Arsenal dhe Tottenham po kërkojnë me ngulm shërbimet e mesfushorit francez dhe pritet të ketë një derbi në merkato.

Megjithatë, përveç dy klubeve londineze për Rabiot është interesuar edhe Manchester United. Pritet të jetë një merkato e “zjarrtë” për shërbimet e Rabiot me Juventusin që është i interesuar ta largojë që në merkaton e janarit për mos ta humbur më pas me parametër zero në verë. /oversport.tv

You may also like