I shkatër*ova për dy javë Luizin dhe tre të tjerët, u dhashë një mësim të mirë

by admin
Spread the love

Big Brother VIP është një nga programet më të komentuar të momentit. Edhe pse po afrohemi drejt fundit, banorët dhe ish-banorët e kësaj shtëpie janë ndër më të komentuarit e këtyre javëve. Së fundmi, gazetari i njohur dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP, ishte i ftuar në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, ku ka deklaruar se për dy javë ia doli të shkatërronte katërshen Luiz-Armaldo-Olta-Krist.

“Ditën që dola i thashë, Kiara po të bëj një dhuratë. Unë po dal pa numëruar votat, ti do rrish dhe dy javë të stabilizosh marrëdhënien dhe do dalësh jashtë, dhe shikoni ça produkti kemi. Ajo kishte tre ditë që ishte trembur. Unë gjeta katër lojtarë të fortë dhe i shkatërrova, i ndava.

Për dy javë un rrita nivelin e debateve. Nuk bëja debate lavatriçesh. Vetëm një bullizëm kishte me Tean dhe unë kam reaguar në mënyrë flagrante. Nuk doja t’i merrja Luizit kurorën, jo. Unë doja të isha puzzle në atë lojë dhe për dy javë u dhashë një mësim të mirë.

Gjeta urrejtje e sheshova, gjeta bullizëm e sheshova, gjeta katër veta bërthamë dhe e përçava”– u përgjigj Bledi Mane në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E diell’ në Top Channel.

You may also like