I sëmurë rëndë prej disa ditësh, ndërron jetë Papa Benedikti

by admin
Spread the love

Ish-papa Benedikti XVI, i cili u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në rreth 600 vjet, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Papa Françesku, i cili e zëvendësoi atë si kreu i Kishës Katolike, u kishte kërkuar besimtarëve të luteshin për të

Shëndeti i Papës Emeritus, siç u quajt Benedikti pasi dha dorëheqjen, kishte pësuar një përkeqësim në orët e fundit për shkak të moshës së tij.

Gjendja shëndetësore e paraardhësit të Papa Françeskut, u bë e ditur nga Vatikani.

Françesku kishte shkuar për të vizituar Benediktin në Manastirin Mater Ecclesiae në qytetin e Vatikanit.

Benedikti ka jetuar në Vatikan, një shtet-komb më vete që është brenda kufirit të kryeqytetit italian Romë, pasi hoqi dorë nga posti i papës në vitin 2013.

Vitet e fundit gjendja e tij shëndetësore është pakësuar vazhdimisht, ndërsa jetën ia kushtoi lutjes dhe meditimit.

 


Top Channel

You may also like